![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/06/sukseset-nuk-kane-fund-luiz-ejlli-shfaqet-ne-billboardin-e-times-square-ne-nju-jorkfoto_647da6a30d5a1.jpeg?resize=798%2C589&ssl=1)
Prej disa muajsh ai është kthyer në një nga personazhet më të kërkuar në vend. Është fjala për fituesin e këtij edicioni të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, i cili po kërkohet në koncerte në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë vendit.
Nga data 9 qershor deri me 19 qershor, këngëtari i njohur do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi është ftuar në disa koncerte në shtete të ndryshme.
Së bashku me disa artistë shqiptarë, përfshirë edhe Mozzik, Luizi do kënaqë shqiptarët me zërin e tij. E për ta reklamuar mbërritjen e tij, posteri është shfaqur në ‘Times Square’ në Nju Jork.
Nuk dihet nëse edhe partnerja e tij, Kiara Tito, do të shkojë bashkë me Luizin apo do të qëndrojë në Tiranë.