Një rast i sulmit fizik ndaj një gruaje është raportuar në Mitrovicën e Veriut.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 10 mars rreth orës 21:10, pas një mosmarrëveshjeje verbale mes palëve.
“Dy femra, pas një mosmarrëveshjeje verbale, e kanë sulmuar fizikisht një grua. Pas incidentit, të dyshuarat janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturë në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin policor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa njësitet policore janë duke zhvilluar hetime për zbardhjen e plotë të rastit.
