Bota

Sulm me armë në Universitetin e Nevadas, 3 viktima

Tre persona u vranë dje në kampusin e Universitetit të Nevadës, në Las Vegas. Agresori më pas u vra nga policia. Ai ishte një ish-profesor kolegji, në të gjashtëdhjetat e tij. Më parë kishte dhënë mësim në Gjeorgji dhe Karolinën e Veriut.

Si pasojë e kësaj ngjarje të rëndë të gjitha institucionet arsimore u mbyllën dje në Nevada.

Kevin McMahill, sherifi i Departamentit të Policisë Metropolitane të Las Vegasit, tha në një konferencë për shtyp se ata nuk kishin asnjë ide për motivin e ngjarjes.

Një viktimë tjetër është në gjendje të qëndrueshme në një spital lokal. Dy oficerë policie u plagos lehtë gjithashtu.

Presidenti Joe Biden tha në një deklaratë se UNLV është ‘kampusi i fundit i kolegjit që është terrorizuar nga një akt i tmerrshëm i dhunës me armë’ dhe se ai dhe Zonja e Parë Jill Biden ‘po luten për familjet e viktimave’.

Guvernatori i Nevadës Joe Lombardo tha se zyra e tij ishte në ‘komunikim të vazhdueshëm’ me policinë e Las Vegasit dhe universitetin.

Kampusi i UNLV gjithashtu do të qëndrojë i mbyllur sot edhe nesër.



/tiranapost