Një person vrau të paktën 10 studentë dhe plagosi 25 të tjerë në një universitet në Pragë këtë të enjte.
Shërbimet e urgjencës në kryeqytetin çek thanë se sulmuesi ishte vrarë dhe të plagosurit kishin shkallë të ndryshme lëndimesh. Ata thanë në një deklaratë se nëntë persona janë lënduar rëndë, pesë ose gjashtë kanë marrë lëndime mesatare dhe 10 janë lënduar lehtë.
Një foto e shpërndarë në mediat sociale tregonte disa studentë të fshehur në një parvaz lart në ndërtesë.
Presidenti çek Petr Pavel tha se ishte “i tronditur” nga të shtënat në një postim në X.
“Dëshiroj të shpreh dhimbjen time të thellë dhe ngushëllimet e sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave,” shkroi ai.
Ende nuk dihen arsyet e pse u krye sulmi.
/tiranapost