ShowBizzz

Sulm me thikë në një kopësht në Kinë, humbin jetën 6 persona

Gjashtë persona janë vrarë dhe një është plagosur në një sulm me thikë në një kopsht fëmijësh në provincën juglindore Guangdong të Kinës.

BBC shkruan se policia tha se ka arrestuar një 25-vjeçar. Viktimat përfshijnë një mësues, dy prindër dhe tre nxënës, raportoi AFP, duke cituar një zëdhënëse të qeverisë së qytetit.

Sulmi ndodhi mëngjesin e sotëm dhe autori u arrestua pak minuta më vonë. Policia e ka quajtur këtë rast “sulm me dashje”.

Krimi i dhunshëm është relativisht i rrallë në Kinë, por vendi ka parë një sërë sulmesh me thika vitet e fundit, duke përfshirë disa në shkolla.