Lajme

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Braçe: Linçimi ka tronditur opinionin publik, siç bënte mafia e Cosa Nostrës

Deputeti socialist Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe nga foltorja e Kuvendit ka komentuar sulmet e njëpasnjëshme të Kreut të PL, Ilir Meta ndaj SPAK dhe kreut të saj, Altin Dumani.

Braçe në fjalën e tij dënoi sulmet ndaj institucioneve të drejtësisë, duke thënë se politikanët nuk duhet ta përdorin pushtetin si mjet për të linçuar prokurorët dhe gjyqtarët. 

TS Poll - Loading poll ...

Prokurorët ngrenë akuza, politikanët nuk kanë asgjë më tepër se qytetarët në këtë aspekt. Ky pushtet nuk mund të përdoret kundër institucioneve të drejtësisë. Pse ka kaq mllef? Pse duhet shkuar në linçimin, siç gjatë ditëve te fundit linçimi ka ikur në eter. Ka vajtur aq larg sa ka shkaktuar tronditje të thellë në opinion publik. 

Pse duhet që politika të përdorë pushtetin e saj për të linçuar prokurorë dhe gjyqtarë. Pse u dashka që ne deputetët të mos bindemi kundrejt kushtetutës, por të synojmë deligjitimimin e prokurorëve. Deligjitimimi përmes shpifjes lindi te mafia, Cosa Nostra. Nga Cosa Nostra dhe pastaj vajti te politika e mafies, pastaj në shtete malinje. Po ndodh këtu, po ndodh dhe në Shqipëri. Nuk mund ta tolerojmë që politikanët t’i japin vetes pushtet mbi Kushtetutën duke sulmuar institucione të tjera”,- tha Braçe.