Lajme

Sulmi në tregun e krishtlindjeve në Magdeburg, ja mesazhi që postoi autori i krimit 5 minuta pas sulmit

Vetëm pesë minuta pas aktit terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg ku të paktën 5 persona humbën jetën dhe 200 të tjerë mbetën të plagosur, pasi një makinë hyri furishëm duke goditur njerëzit, Taleb A. 50 vjeç, dërgoi një mesazh në platformën e mediave sociale “X”.

Menjëherë pas kësaj ai është arrestuar nga policia.

Autori i sulmit nuk kishte planifikuar më parë arratisjen e tij nga vendi i krimit.

Në orën 19:07, Taleb A. postoi videon e tij vetëm pak minuta pasi ai vrau njerëzit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg dhe plagosi më shumë se 200.

Në tekstin e postuar Taleb A. është i indinjuar që autori më i shitur anglez Bruce Daisley kishte bërë thirrje që miliarderi i teknologjisë Elon Musk të arrestohej dhe ekstremisti i djathtë britanik Tommy Robinson të censurohej. Ai më pas e quan Gjermaninë një “shembull të ndritshëm të censurës mediatike”.

Raportohet se Taleb është një aktivist anti-islam, i cili mbërriti në Gjermani në vitin 2006 si refugjat nga Arabia Saudite, sipas Bild.
Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser konfirmoi sot para gazetarëve se i dyshuari është islamofobik.