Një pedagoge nga Shqipëria punon në Universitetin e Arteve, ku ndodhi edhe sulmi i rëndë në Pragë.
Mirëpo, fatmirësisht sipas Ambasadës Shqiptare në mesin e të viktimave apo të plagosurve nuk ka asnjë shqiptar.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë, e cila shpreh pikëllimin për të shtënat tragjike në Pragë.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pragë. Nga informacionet e deritanishme, nuk raportohet për të lënduar me shtetësi shqiptare”, njofton ministria.
Deri më tani janë konfirmuar 15 të vrarë dhe dhjetëra viktima. Pak ditë më parë autori i ngjarjes David Kozak kishte publikuar disa mesazhe të çuditshme në Telegram, ku shprehte dëshirën për të bërë një sulm të ngjashëm.
“Më lejoni të prezantohem, unë quhem David dhe dua të bëj një sulm në shkollë dhe më pas të bëj vetëvrasje. Alina Afanaskina më frymëzoi shumë.
Gjithmonë kam dashur të vras, kam menduar se në të ardhmen do të bëhesha maniak. Pastaj, kur Ilnaz Galyaiev qëlloi shkollën e tij, kuptova se ishte shumë më fitimprurëse të bësh vrasje masive sesa ato serike. U ula, prita, e pashë në ëndërr veprimin e Alinës dhe më dha shtytjen e fundit. Ishte sikur ajo të më kishte ardhur në ndihmë nga parajsa në kohën e duhur,” shkuan David Kozak.
Personat e përmendur nga ai, kanë kryer sulme të ngjashme në shkolla.
Alina Afanaskina, 14 vjeçe, vrau shokun e saj të klasës dhe plagosi disa të tjerë me armën e babait të saj në Rusi. Ndërsa i dyti është Ilnaz Galyaiev, i cili vrau 7 studentë dhe 2 mësues.
Pak orë para se David Kozak të kryente sulmin vdekjeprurës në qendër të Pragës, është gjetur i vrarë edhe babai i tij.
Sipas policisë, autori i dyshuar është 24-vjeçari David Kozak nga një fshat 21 kilometër në periferi të Prangës. Ndërkohë, konfirmohet se trupi i pajetë i të riut është gjetur brenda fakultetin e arteve të Universitetit Charle, aty ku ai qëlloi për vdekje të paktën 15 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo