Lajme

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Një person është arrestuar të shtunën në Gjakovë pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale i ka sulmuar fizikisht dy femra.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se i dyshuari po ashtu kishte shkaktuar edhe dëme materiale në shtëpi.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale i ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. I dyshuari kishte shkaktuar edhe dëme materiale në shtëpi. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport,/teve1.info/

TS Poll - Loading poll ...