Katër persona janë arrestuar, të martën në veri të Mitrovicës, për fyerje dhe sulm fizik të disa zyrtarëve policorë.
Në raport thuhet, se rasti ka ndodhur në shëtitoren e qytetit, në rrugën “Knjaz Millosh”.
Lidhur me këtë rast, trajtim mjekësor kanë pranuar edhe viktimat, edhe të dyshuarit.
Ndërsa, me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor të cilët ishin në detyrë zyrtare në shëtitoren e qytetit. Lidhur me rastin viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, po ashtu edhe të dyshuarëve iu është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./teve1.info/