LifeStyle

Sulmuesi – Shkoi në Francë për dëmtimin, Mbappé kapet mat me aktoren në Paris, fotot bëjnë bujë në Spanjë

Kylian Mbappé po kalon një moment të ndërlikuar te Real Madridi, pasi sulmuesi francez ka pësuar një tjetër dëmtim në gju dhe ende nuk dihet saktësisht sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave. Aktualisht, ‘ylli’ i madrilenëve ndodhet në Paris për të vazhduar fazën e rikuperimit fizik.

Megjithatë, prania e tij në kryeqytetin francez nuk ka kaluar pa u vënë re nga mediat rozë. Futbollisti është fotografuar në shoqërinë e aktores së njohur spanjolle, Ester Expósito. Disa imazhe të publikuara nga një llogari në rrjetet sociale i tregojnë ata shumë pranë njëri-tjetrit. Edhe pse fotot nuk janë shumë të qarta, shumë media spanjolle pretendojnë se bëhet pikërisht për Mbappé-në dhe aktoren.

Sipas të njëjtit burim, takimet mes tyre nuk janë të rastësishme. Thuhet se ata janë parë së bashku edhe më 25 shkurt, në Madrid, në hotelin Pullman Madrid Airport & Feria, ku sipas raportimeve kanë kaluar disa orë bashkë. Gjithashtu janë vënë re në një restorant me pamje nga Eiffel Tower, ndërsa aktorja ka publikuar disa momente nga ajo mbrëmje në rrjetet sociale pa treguar identitetin e personit që e shoqëronte.

Expósito ndodhej në Paris për një event prestigjioz të modës, Le Grand Dîner du Louvre, ku morën pjesë mbi 300 të ftuar ndërkombëtarë gjatë javës së modës. Gjatë qëndrimit të saj në qytet, duket se ajo ka gjetur kohë për t’u takuar edhe me ‘yllin’ francez.

Deri tani as Mbappé dhe as aktorja nuk kanë konfirmuar publikisht një lidhje mes tyre. Megjithatë, fotot dhe raportimet kanë ndezur debat në mesin e tifozëve të Real Madridit, të cilët nuk e kanë pritur mirë faktin që sulmuesi i tyre po kalon kohë në Paris gjatë periudhës së rikuperimit.

Image

Të Ngjashme