1
Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren e njohur Vera Oruqi, e cila feston ditëlindjen.
Ajo ka marrë urime të shumta nga familjarë, miq dhe ndjekës, por më i veçanti ka ardhur nga bashkëshorti i saj, aktori Sunaj Saraçi, shkruan “Kosovarja”.
Në një postim të ndjerë, ai është shprehur “Sot është ditëlindja e njeriut më të veçantë të jetës sime, Verës. Urime ditëlindjen, zemra ime! Të uroj jetë të gjatë, të lumtur dhe plot dashuri. Zoti na dhëntë shëndet të dyve dhe të mos na lërë kurrë pa njëri-tjetrin. Gëzuar!”
Urimi i tij ka prekur shumë ndjekës dhe është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.
ks



