Kryeministri Britanik, Rishi Sunak, ka dhënë dorëheqjen si lider i Partisë Konservatore dhe kryeministër i Britanisë së Madhe pasi Laburistët fituan në zgjedhje.
Në fjalimin e tij të fundit jashtë “Doëning Street Number 10” mori përgjegjësinë e plotë për humbjen e rëndë të konservatorëve.
“Pas këtij rezultati, unë do të jap dorëheqjen si lider i partisë, jo menjëherë, por pasi të jenë bërë marrëveshjet formale për të zgjedhur pasardhësin tim.” Kështu tha Rishi Sunak, kryeministër në largim në krye të Partisë Konservatore, duke folur jashtë Doëning Street pas fitores së Laburistëve në zgjedhjet legjislative të mbajtura dje.
“Është e rëndësishme që, pas 14 vitesh qeverisje, Partia Konservatore të rindërtohet, por edhe të rifillojë rolin e saj vendimtar si opozitë në mënyrë profesionale dhe efektive,” shtoi ai.
Duke iu referuar fituesit të zgjedhjeve, Sir Keir Starmer, ai tha se kundërshtari i tij politik ishte “njeri i denjë, me shpirt, të cilin e respektonte”.
/tiranapost