Katy Perry dhuroi mbrëmë një spektakël të jashtëzakonshëm në skenën e Sunny Hill Festival në Prishtinë, por krahas performancës së saj, një tjetër detaj kishte zgjuar shumë kureshtje.
Prej ditësh, pyetja ishte nëse partneri i saj, ish-kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, do ta shoqëronte këngëtaren edhe në Kosovë.
Për këtë pjesë nuk ishte folur publikisht dhe prania e tij ishte mbajtur në heshtje gjatë gjithë mbrëmjes. Megjithatë, tashmë nuk ka më asnjë dyshim.
DJ Deezy, i cili është pjesë e line-up-it të Sunny Hill Festival, ka publikuar një fotografi përkrah Justin Trudeau nga ambientet e festivalit, duke vulosur faktin se ai ishte mbrëmë në Prishtinë për ta ndjekur nga afër performancën e Katy Perry-t.
ish-kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau shoqëroi partneren e tij, këngëtaren Katy Perry në Prishtinë e cila dje dhuroi një spektakël të jashtëzankoshëm në skenën e Sunny Hill Festival.
Prania e tij ishte mbajtur në heshtje gjatë gjithë mbrëmjes. Megjithatë, tashmë nuk ka më asnjë dyshim.
DJ Deezy, i cili është pjesë e line-up-it të Sunny Hill Festival, ka publikuar një fotografi përkrah Justin Trudeau nga ambientet e festivalit, duke vulosur faktin se ai ishte mbrëmë në Prishtinë për ta ndjekur nga afër performancën e Katy Perry-t.
Këngëtarja ishte artistja kryesore e natës së parë të festivalit, ku interpretoi para publikut kosovar disa prej hiteve më të njohura të karrierës së saj dhe ofroi një spektakël të jashtëzakonshëm.
Katy Perry dhe Justin Trudeau janë bashkë prej rreth një viti. Dyshja u përfol për herë të parë në verën e vitit 2025, pasi u panë duke darkuar së bashku në Montreal, ndërsa më pas romanca e tyre u bë publike. Gjatë muajve të fundit, ata janë parë së bashku në disa dalje publike dhe pushime.
Justin Trudeau shërbeu si kryeministër i Kanadasë për gati 10 vjet, nga nëntori i vitit 2015 deri në mars të vitit 2025, duke udhëhequr vendin gjatë tre mandateve qeverisëse.

