ShowBizzz

Super atmosferë, pamje nga koncerti madhështor i Elvana Gjatës

Elvana Gjata sonte po mban një koncert madhështor në stadiumin Air Albania në Tiranë. Koncerti recital “Dekada” ka mbledhur në stadium mijëra njerëz teksa Elvana ka krijuar një super atmosferë. 

Në koncertin e madh të këngëtares në skenë do të ngjiten, Mc Kresha, Capital T, Ledri Vula, Dhurata Dora, Noizy, Yll Limani, Bardhi dhe Gimmi O. Në koncert është edhe fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania”, Luiz Ejlli, Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni. Gjithashtu pjesë e koncertit është edhe motra e këngëtares, Migena Gjata e cila është soprano.