Lajme

Supremja përfundon shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve të PZAP-së

Gjykata Supreme ka përfunduar shqyrtimin e  ankesave kundër vendimeve të PZAP-së, lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Supremes, Antigona Uka.

Ajo për teve1.info tha se gjatë ditës pritet të të përfundojë përpilimi i vendimeve.

“Ju njoftojmë se ankesat administrative të paraqitura në Gjykate Supreme, kundër vendimeve të PZAP-se janë shqyrtuar dhe gjatë ditës pritet të përfundojë përpilimi i vendimeve dhe ekspedimi i tyre tek palët. Gjykata do t’ju njoftojë me kohë për mënyrën e vendosjes, ka njoftuar ajo.

Dy ankesa janë bërë nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, një nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, një nga koalicioni PAI-PDAK-LPB, një nga Emilia Rexhepi dhe një nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratski Stranka, Prizren).

Të Ngjashme