Lajme

Supremja refuzon revizionin për shpifje ndaj emisionit “Devollistan”

Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar revizionin e paraqitur nga B.D., Dardafon.net LLC, Abrazen LLC (ish Devolli Grup sh.p.k.) dhe palë të tjera, lidhur me kërkesëpadinë për kompensim dëmi prej 200 mijë eurosh për shpifje dhe fyerje.

Rasti kishte të bënte me emisionin “Zona Express” me titull “Devollistan”, të transmetuar më 30 prill 2017 nga Radio Televizioni “Dukagjini”.

Supremja vlerësoi se gjykatat më të ulëta kanë bërë dallimin e duhur mes fakteve dhe opinioneve.

Duke theksuar se ndërhyrja në lirinë e shprehjes do të ishte joproporcionale dhe jo e domosdoshme në një shoqëri demokratike.

Të Ngjashme