ShowBizzz

Surpriza e rradhës nga ‘Dy gisht mjaltë 2’, ja në cilin shtet europian po xhirohet

Prej disa ditësh kanë nisur xhirimet e “Dy gisht mjaltë 2” dhe Ermal Mamaqi dita ditës na zbulon pamje nga ajo çfarë na pret së shpejti. Sot producenti ka publikuar një foto ku tregon se kasti i aktorëve dhe stafi janë nisur për në Zvicër.

Ata shihen duke përshëndetur përpara nisjes së udhëtimit duke na lënë kuriozë për skenat që do xhirohen në shtetin zviceran.

Surpriza e rradhës nga 'Dy gisht mjaltë 2', ja në cilin

Kujtojmë se Elvana do të jetë sërish ylli i filmit “Dy gisht mjaltë 2”.

Tashmë të martuar, Ervini dhe Ema do na tregojnë çfarë ndodh vërtet pas përrallës “Dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë…”

Filmi vjen me skenar të Klaudia Brahimaj dhe Ermal Mamaqi. Klaudia Brahimaj është gjithashtu autore e “I love Tropoja” dhe serialit “H.O.T” që vjen së shpejti me sezonin e dytë.