ShowBizzz

Surprizë! Këto dy personazhe të njohur do jenë pjesë e kastit të filmit ‘Në kuadër të Dashurisë

Tashmë është zyrtare se Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bashkohen në projektin e ri filmik.

Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film që po bëhej gati dhe në role kryesore do të ishin dyshja më e komentuar dhe më e famshme në Shqipëri.

“Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Ndërkohë në faqen zyrtare të Top Channel Films në Instagram është zbuluar përveç dy aktorëve protagonistë dhe një tjetër aktor i mirënjohur i artit shqiptar që do të jetë pjesë e kastit, Ndriçim Xhepa. Ai ka qenë një aktor i njohur që luante në filma dhe teatër që nga koha e regjimit komunist.

Gjithashtu, një surprizë e këtij projekti është edhe pjesëmarrja e blogeres së njohur, fitueses së ‘DWTS’, Sara Hoxha.