G-Bani ka tërhequr vëmendjen me një fotografi të publikuar së fundmi në Instagram, duke ngritur pikëpyetje se reperi mund të ketë hedhur një hap të ri në jetën e tij private.
Në Story-n e publikuar prej tij shihen dy duar të kapura, ndërsa ajo që bie në sy është unaza në dorën e vajzës që ndodhet pranë reperit.
G-Bani ka zgjedhur ta publikojë fotografinë pa shkruar asgjë, duke mos dhënë kështu asnjë shpjegim se çfarë përfaqëson momenti.

Pikërisht unaza dhe mënyra se si është realizuar fotografia kanë bërë që të ngrihen dyshime për një fejesë të mundshme. Megjithatë, reperi nuk ka konfirmuar se bëhet fjalë për një propozim apo fejesë.
