ShowBizzz

Surprizon Luizi, njofton bashkëpunimin e ri: ‘Me dikë që e kam adhuruar gjithmonë’

Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli shprehu hapur dëshirën për të bashkëpunuar në një projekt muzikor me reperin e njohur, Noizy.

Por jo vetëm për të. Luizi gjithashtu shprehu pëlqim edhe për një tjetër artist, Getoar Selimin, të cilit i di çdo tekst kënge.

Teksa në një nga intervistat e tij është shprehur se do të donte të bashkonte Noizyn dhe Ghetto Geasyn për një bashkëpunim, së fundmi, gjatë koncertit të tij të fundit, këngëtari njoftoi projektin e tij më të ri.

Ai deklaroi se kënga e tij më e re do të ishte me Getoarin, gjë që ai e ka ëndërruar për një kohë të gjatë.

“Bashkëpunimi im i parë do jetë me dikë që e kam adhuruar gjithë jetën, me Getoarin. Keni për tu kënaqur, kam dalë pak si i fortë.”