ShowBizzz

Surprizon Shpat Kasapi, së shpejti do t’a shohim si aktor në Turqi!

Shpat Kasapi është nga këngëtarët më të pëlqyer shqiptar të të gjitha moshave.

Artisti nga Maqedonia e Veriut që prej dekadash argëton publikun me muzikën e tij ka befasuar me lajmin e fundit.

Ai ka zbuluar se së shpejti mund ta shohim si aktor në Turqi.

TS Poll - Loading poll ...

Në “Natën me Aulonën” Shpati ka zbuluar kontaktet që ka në Turqi dhe planet për të marrë role atje.

“Unë e pëlqej shumë aktrimin. Pse jo, do provoj të futem në botën e filmave. Në Turqi, jo këtu. Do tentoj, është në dëshirat e mia. Le të shohim në të ardhmen, se për shkak që ra tërmeti i madh në Turqi mu shua plani. Jam lodhur pak nga muzika, por është pasioni im. Për punën e aktrimit kam kontakte dhe njerëz me autoritet në Turqi më kanë thënë që nuk do bëj gabim nëse i futem kësaj bote. Gjuhën pak e di, por e mësoj shpejt”, tha Shpati.