Lajme

Suspendohet një polic, dyshohet për dhunë në familje

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një zyrtar policor në Pejë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të “dhunës në familje”.

Sipas IPK-së, informacioni për dyshimin ka arritur të dielën, dhe hetuesit menjëherë kanë intervistuar viktimën, bashkëshorten e të dyshuarit.

Pas veprimeve fillestare hetimore, prokurori kompetent ka vendosur që zyrtari policor të mbahet në ndalim për 48 orë.

Si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari është suspenduar nga detyra, ndërsa hetuesit e IPK-së po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Të Ngjashme