Lajme

Sveçla e Peci bëjnë homazhe për viktimat e trazirave të marsit në Mitrovicë të Jugut

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, dhe nënkryetarin Enis Osmani, kanë bërë sot homazhe pranë pllakës përkujtimore në nderim të tre fëmijëve nga fshati Çabër, të njohur si “3 Lulet e Çabrës”: Egzon Deliu (13 vjeç), Avni Veseli (12 vjeç) dhe Florent Veseli (9 vjeç).

Sipas njoftimit të komunës, gjatë këtij përvjetori u rikujtua dhimbja e madhe e humbjes tragjike, një ngjarje që tronditi vendin dhe mbetet plagë e hapur për shoqërinë.

Kryetari Peci theksoi se fëmijët u ndaluan në gjysmë të lojës së tyre nga një grup i armatosur serbësh dhe u ndoqën deri në lumin Ibër, ku nga frika vetëm një prej tyre, Fitim Veseli, mbijetoi.

Të Ngjashme