Lajme

Sveçla falënderon OSBE-në për mbështetjen institucionale

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim komisionerin e Lartë të OSCE-së për Minoritetet, Christophe Kamp.

Sipas njoftimit nga MPB, gjatë takimit, ministri Sveçla e falënderoi Kamp për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që OSBE ka ofruar në fuqizimin e kapaciteteve institucionale të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në fokus të diskutimeve ishin angazhimet e ministrisë për zbatimin e Ligjit për të Huaj, si dhe hapat e mëtejshëm drejt integrimit të sektorëve të shëndetësisë dhe arsimit në pjesën veriore të Kosovo, në përputhje me kornizën ligjore të vendit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ministri Sveçla njoftoi komisionerin Kamp për përpjekjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në funksion të përfshirjes më të madhe të komuniteteve në institucione dhe përmirësimit të shërbimeve për ta.

Në përfundim, ministri rikonfirmoi përkushtimin e ministrisë për respektimin dhe garantimin e të drejtave të komuniteteve, si dhe për ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

Të Ngjashme