Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka uruar 18 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Sveçla ka thënë se kjo datë e shënuar historike për Kosovën, është kurorëzim i sakrificës shekullore për liri dhe i qëndresës së palëkundur.
Ai ka shtuar se Pavarësia e Kosovës është dëshmi e vullnetit të pathyeshëm të popullit për të jetuar i lirë dhe sovran.
“Me respekt të veçantë përulemi para gjithë veprimtarëve e luftarëve në ndër dekada u angazhuan e luftuan per liri, e që kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, organizimit më të lartë politiko ushtarak që nga Lidhja e Prizrenit. Pavarësia e Kosovës është dëshmi e vullnetit të pathyeshëm të popullit tonë për të jetuar i lirë dhe sovran. Ajo na obligon që me përgjegjësi dhe përkushtim, ta ndërtojmë dhe ta forcojmë shtetin tonë demokratik, të drejtë dhe të zhvilluar, duke mos harruar asnjëherë ata që na e mundësuan këtë liri”, ka shkruar Sveçla./teve1.info/
