Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i është përgjigjur akuzave të ish-partive opozitare për Ligjin e ri për Shtetësinë.
Ai ka thënë se ky një ligji i tillë ishte miratuar në vitin 2013 dhe para tij ishte në fuqi ligji i miratuar në vitin 2008.
Sveçla ka thënë se neni 32 i ligjit të ri është i njëjtë me atë të ligjit të miratuar në vitin 2013.
“Për të gjithë kampin opozitar, i cili është në rënie të lirë dhe në përpjekje për të njollosur punën e qeverisë sonë, rikujtojmë se Ligji paraprak për Shtetësinë është miratuar në vitin 2013, e para tij ishte në fuqi Ligji i vitit 2008 pikërisht në kohën kur ata qeverisnin vendin. Neni 31 i Ligjit të ri për shtetësinë, e përmban dispozitën e njëjtë nga neni 32 i Ligjit të miratuar në vitin 2013, të cilën gjithashtu e përmbante ligji i vitit 2008. Prandaj, akuzat se ne po zbatojmë politika të Çubrilloviqit bien mbi vetë ata”, ka shkruar Sveçla.
Ai ka thënë se janë të interesuar që qytetarëve të krijojnë lehtësira për rifitimin e shtetësië, ndërsa ka ftuar partitë ish-opozitarë që të mbështesin në Kuvend ndryshimet kushtetuese.
“Për ne si qeveri mbetet me rëndësi që, përmes ligjit të ri, të lehtësojmë procedurat për rifitimin e shtetësisë për ju. Ndërsa sa u përket dispozitave që ndërlidhen me komunitetin serb, siç e sqarova më sipër, përgjegjësinë për këtë duhet ta kërkoni te blloku i tanishëm opozitar dhe vendimet që ai ka marrë në të kaluarën. Ftoj opozitën e tanishme dhe të ardhshme që pas konstituimit të legjislaturës së Kuvendit, të na mbështesin kur si pozitë iniciojmë ndryshimet kushtetuese, duke përfshirë edhe këto për të cilat po flasin”, ka shkruar Sveçla.
Ligji i ri për Shtetësinë ka hyrë në fuqi javën e kaluar./teve1.info/
