Lajme

Syla: Kurti po luan rolin e silenciatorit e Osmani rolin e zhurmuesit

Ish-diplomati, Donat Syla, ka thënë se është e qartë që mes Kurtit dhe Osmanit ka përçarje të cilat sipas tij me afrimin e zgjedhjeve po shpërfaqen më shumë.

Syla në emisionin “InfoNata” në Tëvë1, është shprehur se kryeministri Kurti po luan rolin e silenciatorit ndërsa presidentja Osmani rolin e zhurmuesit.

“Se ka përçarje mes kryeministrit dhe presidentes kjo është evidente dhe aparente tash e sa kohë mirëpo tash me afrimin e zgjedhjeve të reja që do të mbahen në fillim të shkurtit të ardhshëm edhe këto përçarjet e tyre po shpërfaqen çdo herë e më shumë, mirëpo në periudhën kritike në të cilën jemi aktualisht unë konsideroj që nëse mund të flasim me terminologjinë e armëve do të thosha se kryeministri po e luan rolin e silenciatorit e presidentja atë të zhurmuesit. Them kështu sepse është një periudhë shumë delikate për Kurtin i cili është aktualisht edhe kryetar i partisë më të madhe në vend dhe ai e din se në këtë kohë i nevojitet qetësia dhe nuk dëshiron të jap mesazhe të cilat e dëmtojnë një pjesë të elektoratit të tij”, ka thënë ai.