Lajme

Sylë Hasnai nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Fillimisht u fshehën në bodrumin e kësaj shtëpie.

E më pas të frikësuar, për orë të tëra qëndruan në një ahur të bagëtive.

Sylë Hasani bashkë me djalin e axhës së tij, vetëm në këtë mënyrë arritën që t’i shpëtojnë vrasjes nga forcat serbe, të cilat paraprakisht në këtë oborr vranë të katër djemtë e Sheremet Sejdiut.

“E kemi lënë derën e ahrit qekaq çelë, i kam thënë Samisë hiqe edhe dritën dhe kemi ndejtë edhe gjysmë ore brenda, se as ujë s’kemi pasë. Blinda u ardhë këtu ka qenë gardh, e di që ka qenë gardh kur u ardhë blinda, ne kemi nejtë aty, kur janë hy kësajde serbët pa i ra gardhit, u ardhë një ushtar i ka rënë derës shqelm, derës pot kallxojë derës e ka shty ka qenë një kosh aty se ka lënë me u çelë krejt”, trgon Hasani për Tëvë1.

Përderisa ndodheshin brenda ahurit, Hasani kujton se si forcat serbe për pak sa nuk i mbytën me autoblindë.

“Kur i ka rënë ahrit autoblinda na kemi qenë bash në këtë qyshin mbi neve me ra, jo mas dere, por në qysh. Kur i ka rënë pas dere krejt ato druna qka ka pasë na kanë rënë përmbi, në atë moment kemi kërcy kemi dalë pas dere të ahrit, këtu u mbetë çelë do blinda dhe e nijva serbisht se e marr vesh tha iu ka prishë vallani serbisht dhe këtu janë bërë luftime”, kujton ai mometet.

“Kena nejtë qaty e kemi nejtë, njëri tha e kam humbur e kish mbështet armën diku nëpër oborr dhe tha e kam humbë atij shokut, tjetri tha e gjetën, një tjetër në anën e ahrit se ish çelë këtu, lopët ishin knej dhe tha a ta gjuajë një bombë, tjetri i tha mos e gjuajë se s’ka asgjë vetëm lopë, e vërtetë ishte se vetëm lopë kishte, për ne se dinte askush, ne autoblindën gjysmë metre e kemi pasë”, rrëfen ai.

Pas disa orësh, Hasani rrëfen se atyre u dolën në ndihmë ushtarët e UÇK-së, të cilët nisën luftimet.

“Kur jemi dalë, ish kanë Gani Geci, ish kanë Sabiti dhe dy ushtarë që emrat nuk ua di… Ata janë ardhë këtu dhe dhe kur jemi dalë këtu ata thanë ça bëtë këtu? Kur i kemi thënë se këtu kemi shpëtu, u kanë e pamundshme, edhe jemi dalë”, shprehet Hasani, banor i Likoshanit.
Këtë moment, e mban mend mirë edhe vet Gani Geci.

“Në ahër, te ahri këtu kish qenë ahri i ndamë përgjysmë, aty dulën nja dy djemë prej ahri, dy djemë të rinj dhe unë nuk i njoha, ata thanë a jeni shqiptarë, popo shqiptarë jemi, sepse u tutshin një herë me dal por kur na kanë nijë neve duke folë shqipë janë dalë, e tana ata djemtë janë dalë janë shku i kanë gjetë dy kufomat qata dy kufomat aty se ata kishin qenë së bashku me ta, si duket bashkë kishin qenë ishin ikë”, tregon Geci.

Të katër kufomat ishin djemtë e Sheremet Sejdiut, për të cilët u krye ceremonia mortore disa ditë më pas.

Të Ngjashme