ShowBizzz

Syri i keq! Ja çfarë i ndodhi Elgitit gjatë dasmës mbrëmjen e djeshme (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme më 4 qershor Elgit Doda dhe Klea Huta i dhanë fund beqarisë dhe organizuan dasmën e shumëpritur pas shumë vitesh romancë së bashku.

Çifti i tha “Po” njëri tjetrit si dhe bënë betimet e tyre në altar gjatë ceremonisë përrallore mes shumë të ftuarish vip e jo vetëm.

Momente emocionuese dhe gazmore u ndanë nga të ftuarit nëpër rrjetet sociale, mirëpo nuk munguan as incidentet.

TS Poll - Loading poll ...

Një e tillë ka ndodhur me Elgitin, të cilit gati i morën flakë duart teksa digjte shaminë e beqarit.

Pas dasmës madhështore, Klea Huta bëri një reagim publik ku falenderoi gjithë të ftuarit teksa postoi disa momente nga celebrimi.

E lumtur dhe e plotesuar! Faleminderit cdokujt qe sot ndan kete moment me ne, e lumtur t’ju kem. Faleminderit Zotit per cdo bekim, jam mirenjohese! Elgit Doda Faleminderit ty per gjithcka.. Te dua! Gezuar ditelindjen jeta ime @kriddoda, mami dhe babi do perpiqen gjithe jeten te te dhurojne vetem kujtime te lumtura“