SYRI TV
Vendimi i prindërve për të mos vaksinuar fëmijët e tyre kundër fruthit, mund të krijojë probleme. Kështu është shprehur epidemiologia e ISHP, Rovena Daja, e cila u bënë thirrje prindërve të mos e neglizhojnë dicka të tillë. Ajo ka theksuar se gjatë këtij viti janë 18 rastet e infektimit të fëmijëve me fruth
Fenomeni i shtyrjes nga disa prindër së vaksinës së Fruth-Rubeolë-Parotit, ka sjellë pasoja të dukshme në vendin tonë. Vetëm gjatë këtij viti, në vendin tonë, janë regjistruar gjithsej 18 raste të fëmijëve të prekur nga fruthi, një sëmundje që është e parandalueshme me vaksinim. Rovena Daja, epidemiologe në ISHP, thekson qartë rëndësinë e vaksnimit të fëmijëve kundër fruthit, duke iu bërë apel prindërve që ta bëjnë dicka të tillë
Epidemiologia u ndal edhe tek rasti i fundit i infektimit të një fëmije me fruth, duke theksuar se ai ka ardhur nga jashtë vendit dhe nuk është I vaksinuar
Mjekët bëjnë apel që fëmijët të vaksinohen në kohë, sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit, për tu mbrojtur nga sëmundjet infektive.


