Arta Tahiri- Beqa, politologe ka thënë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e nënkryetarit nga komuniteti serb është i vonuar.
Ajo ka thënë se vendi në këtë kohë, në prag të formimit të institucioneve nuk është e rastësishme.
Tahiri – Beqa ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka pas shumë kërkesa nga parti politike, por vendimet nuk janë vonuar më shumë se një muaj.
“Është i vonuar, sepse kërkesa është bërë në 10 tetor dhe nuk është e rastësishme që në këtë kohë del vendimi, sepse jemi drejt përfundimit të procesit të rinumërimit të votave. Në gjitha kërkesat e që deputetët e partive politike i kanë bërë, ka pas vonesa një mujore, por jo vonesa që nga data 10 tetor kur është dorëzuar kjo kërkesë dhe akoma nuk dihej nëse do të shkonin në zgjedhje. Dhe nuk është bash e rastësishme kur formimi i Qeverisë dhe Kuvendit do të formatizohen në shkurt”, ka thënë ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Ajo ka thënë se vendimi që zgjedha e Nenad Rashiq nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb është kundërkushtetues është më shumë në logjikën e analogjisë, se partisë më të madhe, Listës Serbe duhet t’i takoj kjo pozitë se në frymën e Kushtetutës.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zgjedhja e Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb nuk është bërë në përputhje me dispozitat kushtetuese.
Në aktgjykimin e publikuar sot, Gjykata ka sqaruar se e drejta për të propozuar nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë i takon grupit parlamentar që ka numrin më të madh të deputetëve brenda atij komuniteti, në këtë rast komunitetit serb.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka vlerësuar se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit, Nenad Rashiq, është në shpërputhje me Kushtetutën dhe përmban gabime në interpretim dhe zbatim të normave përkatëse.
