Lajme

Tahiri-Beqa: LDK do të dal më e dëmtuar pas këtij procesi

Politologia Arta Tahiri –Beqa ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës do të dal më e dëmtuar pas Kuvendit të jashtëzakonshëm me kërkesë për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të partisë.

Ajo ka thënë se brenda partive politike në Kosovë ka hatërmbetje dhe sipas saj cili do krahë që del fitues nga ky kuvend, do t’i hakmerret krahut tjetër.

“LDK nuk ka me dal më e fortë pas këtij procesi. LDK jo mu fuqizua, përkundrazi pas këtij procesi ka më dal më e dëmtuar. Fatkeqësia më e madhe brenda partive politike është se ta mbajnë mend çdo veprim dhe hakmerren. Kush do që do fitojë do i hakmerret palës tjetër”, ka thënë ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ajo ka vlerësuar se Abdixhikut do t’i vazhdohet mandati në krye të LDK-së

Delegatët e LDK-së kanë përfunduar votimin dhe tani po ndodhë numërimi i votave.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se ky kuvend ka qenë i ngutshëm.

Të Ngjashme