Politologia, Arta Tahiri- Beqa, ka kritikuar heshtjen e zyrtarëve të partisë Guxo për heshtjen pasi Vjosa Osmani themeluese e kësaj partie nuk u kandidua për presidente nga LVV.
Ajo ka thënë se zyrtarë të kësaj partie i gëzojnë të mirat e pushtetit nga një koalicion që Vjosa Osmani bëri me LVV-në.
“Lista Guxo nuk e ekziston më, derisa s’kanë reagu hiç, deri në këtë momentum. Gërvalla, Peci e tjerët që janë rahatu dhe gëzojnë të mirat, hyrën në koalicion me LVV dhe me Vjosa Osmanin. Zëri s’po ju nihet. S’ka Guxo, janë shkrirë në LVV”, ka thënë Tahiri –Beqa në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Ajo ka folur edhe për një rikthim të mundshëm të Osmanit në LDK, ku ka vlerësuar se nëse lihen inatet personale, kthimi i Osmanit do ta forconte LDK-në.
