Lajme

Tahiri: “Guxo” i ka dy kryetarë që i shikojnë interesat personale

Politologia, Arta Tahiri-Beqa ka thënë se dy kryetarët e Listës”Guxo” Faton Peci dhe Donika Gërvalla-Schwarz kanë shikuar vetëm interesat personale të tyre.

Sipas saj ata nuk kanë dhënë as kontributin  minimal për të mbajtur identitetin e tyre politik.

“Lideri i cili ka përfaqësuar identitetin politik të Listës ‘Guxo’ nuk është më. I kemi dy kryetarë… të cilët kryekëput kanë shikuar interesat personale dhe nuk kanë dhënë kontributin as minimal për të mbajtur identitetin e tyre politik dhe prandaj duke ardhur në një status të tillë të Listës ‘Guxo’ e cila për mendimin tim nuk e di a është apo nuk është më dhe kjo është situata që është sjellë, sepse nuk e di a kanë biseduar me presidenten apo jo. Dhe besoj që këta deputetë fatkeqësisht kanë besuar politikave të tjera madhore dhe janë zhgënjyer në fund të mandatit”, ka thënë ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.