1
Një rast tragjik dyshohet se ka ndodhur mbrëmë në Liqenin e Badovcit. Tre të rijnë humbën jetën.
E lidhur me këtë rast ka ardhur reagimi nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Mirëpo kjo nuk i ka pëlqyer aspak shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Ai ka thënë se kjo qeveri, ministrat e linjës përgjegjës nuk kanë pse të bëjnë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve.
’Kjo qeveri, ministrat e linjës përgjegjës nuk kanë pse të bëjnë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve, humbje që asgjë nuk ua kthen familjeve të dashurit e tyre.Nuk duhet të fokusohen vetëm në politika të masave ndëshkuese në trafik, të cilat nuk kanë asnjë efekt të qëndrueshëm në uljen e fataliteteve.Fokusi duhej të ishte në investimet në teknologji moderne për të kontrolluar shpejtësinë dhe sjelljen e pjesëmarrësve në trafik’’, është shprehur Tahiri.
Më tutje deputeti i AAK-së ka thënë se rrugët tona janë kaotike, dhe se infrastruktura e trafikut është në gjendje të mjerueshme.