Arta Tahiri- Beqa, politologe ka thënë se vërehet një hezitim nga LVV dhe parterët e saj për ta propozuar Vjosa Osmanin për presidente.
Ajo thotë deklarimet e zyrtarëve nga ky koalicion se ende nuk është biseduar për këtë çështje nuk janë serioze.
Sipas saj, ka tri skenare në këtë proces, ku një nga ta, mund të jetë propozimi i një kandidati nga Kurti që nuk do të refuzohet as nga partitë tjera.
“S’kanë vullnet, ose duan ta mbajnë sektet deri në momentin e fundit me idenë se mos po prishen kalkulimet për tu bërë znj. Osmani presidente dhe e treta z. Kurti di të bëjë surpriza të momentit të fundit dhe nxjerrë një emër i cili domosdoshmërisht jo vetëm LDK-në, por edhe PDK-në dhe AAK do ta detyrojë ta zgjedh presidentin ose presidenten”, ka thënë Tahiri- Beqa në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
