Lajme

Tahiri: Mos me qenë arritjet tona, Kurti s’kish mujt me shkel në veri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri ka deklaruar se kryeminsitri i vendit, Albin Kurti nuk do të mund të shkelte në veri po të mos ishin arritjet e tyre, sepse sipas saj, gjatë qeverisjes së tyre ata i kanë krijuar kushtet e sovranitetit.

“Mos me qenë arritjet tona, Kurti as ska mund të shkel në veri, sepse na i krijum të gjitha këto”, tha Tahiri.

Më tej, Tahiri theksoi se Kurti me disa beteja të vogla ka provuar t’i bind militantët e tij, që është duke e shtrirë sovranitetin në veri të Mitrovicës, teksa ajo ftoi mediat të bëjnë një reportazh dhe t’i tregojnë militantëve të VV-së se a ka apo s’ka sovranitet në veri.

Ish-kryenegociatorja tha se Kurti çdo ditë ka rritur prezencën e KFOR-it në veri.

“Kurti me disa beteja të vogla ka provuar me i bindë këta militantat, ‘jam duke e shtritë sovranitetin’, pra unë sikur një kryenegociatore që shtatë vite e shtriva sovranitetin unë ftoj televizonet, urdhëroni shkoni bëni reportazh edhe tregoni këtyre militantave a kemi apo nuk kemi sovranitet”, tha ajo.

“Çdo ditë Kurti ka rritur prezencen e KFOR-it në veri”, shtoi Tahiri.

Tutje, Tahiri tha se është në gjendje t’i analizoj këto situata sepse, ka punuar në shtrtitjen e sovranitetit në veri.