Lajme

Tahiri nga AAK: Besojmë që do të konstituohet Kuvendi, por Kosova ka humbur shumë

Tashmë dihet se Kuvendi do të konstitutohet, por megjithatë, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri thotë se Kosova humbi shumë me mungesën e institucioneve për hic më pak se një vit.

“Asnjë bisedë tjetër s’është e rëndësishme.

Kosova ka humbur shumë për një vit bllokimi të legjislaturës së kaluar. Besojmë që sot do të konstituohet Kuvendi”, tha ai.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të nis nga ora 17:00. Në këtë seancë pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët.

Të Ngjashme