Lajme

Tahiri: Qeveria Kurti e ka kthyer Kosovën prapa, s’e ka kryer asnjë punë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria Kurti e ka kthyer Kosovën prapa.

Ai tha se Qeveria gjatë mandatit mbi 3 vite e gjysmë “s’e ka kryer asnjë punë”.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se dështimet, Qeveria po i mbulon me temën e Asociacionit, veriut dhe të urës.

“Kjo qeveri dhe kjo shumicë le që e ka kthyer Kosovën prapa, por i ka dhënë goditjen më të madhe si në aspektin e forcimit të brendshëm, po ashtu edhe dëmtimin e vetë të subjektivitetit ndërkombëtar…Po flasim për standard të dyfishtë, e paparë të mashtrimit që kurdo që duhet të diskutohen çështjet e mirëqenies, kthehemi te ura, te Asociacioni e te veriu, pasi s’kanë çka të flasin tjetër send”, ka thënë ai./teve1.info/