Lajme

Tahiri: Qeveria po kërkon komision të ri për provimin e jurisprudencës, komisioni aktual ka mandat deri në dhjetor

Shefi i GP të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria po kërkon një komision të ri për Provimin e Jurisprudencës.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Tahiri ka shkruar se komisioni aktual ka mandat deri në dhjetor.

Postimi i tij i plotë:

Sot qeveria ka propozuar komision të ri për provimin e jurisprudencës. Ky komision duhet të emërohet nga Kuvendi.

Me sa kam informacione, Komisioni aktual ka mandat deri në dhjetor.

Si mund të emërohet një komision i ri derisa komisioni aktual ka ende mandat dhe cili është motivi i kësaj?

Do të sigurohem që të konsultohem me juristë që të mos lejojmë qeverinë e VV-së të ndërmarë veprime kundërkushtetuese.

Të Ngjashme