Lajme

Tahiri vlerëson se Aleanca ka vizion të qartë për Kosovën dhe paralajmëron ndryshimin

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova ka nevojë për ndryshim të vërtetë, duke theksuar se Aleanca e ka hartuar platformën e saj politike mbi tri prioritete kryesore: sigurinë, reformat e thella në ekonomi dhe drejtësi, si dhe institucionet që u shërbejnë qytetarëve.

Në një reagim pas organizimeve të Aleancës me të rinjtë dhe strukturat e partisë gjatë këtij vikendi, Tahiri ka vënë në pah sfidat me të cilat përballet vendi, veçanërisht largimin e të rinjve, pabarazinë, problemet në arsim dhe politizimin e institucioneve.

Ai ka theksuar se Aleanca synon të krijojë kushte që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë, përmes zhvillimit ekonomik dhe mundësive më të mira për qytetarët.

“Në opozitë, do të jemi zëri kritik, adresë e qytetarëve dhe forcë e ndryshimit”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka shtuar se angazhimi i Aleancës në Kuvend do të përqendrohet në ndërtimin e një Kosove me më shumë mundësi, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për brezat e rinj.

Të Ngjashme