ShowBizzz

Takimi i ftohtë me babain pas 50 vitesh! Mariana Kondi përlotet në intervistë: Do zgjidhja vjehrrin para tij (VIDEO)

Aktorja e njohur Mariana Kondi, në një intervistë të dhënë për “Grida Duma Podcast”, si rrallë herë, ka folur më shumë për marrëdhënien me babain e saj, me të cilin kishte thuajse një jetë pa u takuar.

Aktorja tha se në takimin e ndodhur pas 50 vitesh, ajo nuk ndjeu asgjë kur ishte pranë të atit, duke shtuar se kur rritesh pa njeriun që të fali jetën, mësohesh pa të dhë nuk të bën përshtypje.

Të lidhura

None found

Madje aktorja u shpreh se ndjeshmëria për babain e saj ishte në nivel aq të ulët, aq sa nëse ajo do duhej të bënte një zgjedhje mes babait dhe vjehrrit, pa ngurrim do zgjidhte këtë të dytin.

“Pas 50 vitesh, ti kur e takon e shikon dhe thua.. E imagjinon… nëse ti do më pyesësh babanë e Tanit apo babanë tim, unë zgjedh babanë e Tanit. Ishte ai njeri që mua më sillte kafetë, më mësoi politikën. Kur ke një rehati të mirë si mos ta duash atë. Unë nuk e kisha babanë tim” , tha Mariana.

Duke rrëfyer mbi fëmijërinë e saj pa baba, Marjana tregoi detaje rrëqethëse dhe sakrificat që bëri nëna e saj që të rriste fëmijët, ndërsa zgjodhi të mos zbulonte arsyen se pse babai i brakstisi ata.

Nuk ka të tretë por është një histori që nuk tregohet. Mamaja ime nuk u dashurua asnjëherë, sa herë e mendoj. Nuk është se ishte një femër jo e bukur. Ajo ishte bjonde me sy blu, të gjithë e donin. Ajo kurrë nuk foli keq për të. Kur nme nuk shikoheshim me babanë, ajo nuk reagonte. Kur unë u martova, i thashë mama pse nuk e ke bërë diçjka të tillë. Më thonte: Jo, kur ju shikoj juve mirë dhe unë jam mirë”, shtoi më tej aktorja.

Fjala e Marjana Kondit: Mendoj se njeriun kush e rrit, ai është baba botë e gjithçka. Nuk vë dot asgjë para mamit. Kur kalon shumë kohë e ti rritesh dhe takon, ti nuk ndjen. Pas 50 vitesh, ti kur e takon e shikon dhe thua.. E imagjinon… nëse ti do më pyesësh babanë e Tanit apo babanë tim, unë zgjedh babanë e Tanit. Ishte ai njeri që mua më sillte kafetë, më mësoi politikën. Kur ke një rehati të mirë si mos ta duash atë. Unë nuk e kisha babanë tim. Nuk ka të tretë por është një histori që nuk tregohet.

Mamaja ime nuk u dashurua asnjëherë, sa herë e mendoj. Nuk është se ishte një femër jo e bukur. Ajo ishte bjonde me sy blu, të gjithë e donin. Ajo kurrë nuk foli keq për të. Kur nme nuk shikoheshim me babanë, ajo nuk reagonte. Kur unë u martova, i thashë mama pse nuk e ke bërë diçjka të tillë. Më thonte: Jo, kur ju shikoj juve mirë dhe unë jam mirë. Nuk e donte asnjëherë martesën. Ajo ishte gjithmonë para-prapa meje dhe vëllait tërë jetën.

 

Të Lidhura:

  1. Arbana Osmani zhgënjehet nga ekranit, vendos të hapë podcast
  2. “I vetmi kujtim nga politika je ti”, Hati surprizon Grida Dumën: Erdhe për fushatë, na përshëndete e na puthe në ballë
  3. Orinda Huta zbulon fitimet nga podcasti: Më shumë se rroga në televizion…
  4. Për herë të parë në ekran, motra e Grida Dumës rrëfen jetën larg kamerave dhe eksperiencën në burgjet e SHBA-së: Të burgosurit shqiptarë, karizmatikë

Të Ngjashme