Lajme

Takimi Kurti–Ulutash për Urën e Ibrit anulohet, KFOR-i përmend rrethana të paparashikuara

Ka dështuar të mbahet takimi i paralajmëruar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash.

Sipas një njoftimi për media nga KFOR-i, takimi nuk u zhvillua për shkak “të rrethanave të paparashikuara”.

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara, takimi i sotëm midis komandantit të KFOR-it, gjeneraljamorit Ulutash dhe z. Kurtit nuk u zhvillua. Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë partnerët, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Më herët gjatë ditës, Kurti në konferencë për shtyp tek tha se është e pakuptimtë që Ura e Ibrit të mbetet e mbyllur, pas njoftimit të NATO-s për reduktim të pranisë së KFOR-it në të. Ai paralajmëroi takim me Ulutashin për ta diskutuar edhe këtë çështje.

Të Ngjashme