
4
Përpara se takimi i Zyrës Ovale midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky të kalonte në një grindje, të dy udhëheqësit e nisën me buzëqeshje paraqitjen e tyre në konferencën për media.
BBC ka bërë bashkë disa nga momentet kyçe derisa tensionet në bazë të negociatave të vështira për t’i dhënë fund luftës së Ukrainës me Rusinë dolën në sipërfaqe.
Në fillim dy presidentët patën një përplasje miqësore rreth ndihmave europiane për Ukrainën, më pas ishte pyetja e një gazetari për veshjen e Zelenskyt që nisi diskutimin mbi respektin dhe në fund eskaloi në skenat e paprecedenta.