Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryediplomatin amerikan, Marco Rubio, në Departamentin amerikan të Shtetit.
Osmani tha se me sekretarin amerikan të Shtetit ka diskutuar për mundësitë e forcimit të “aleancës sonë si dhe si dhe hapat konkretë në këtë drejtim që kanë rëndësi jetike për popullin tonë”.
Takimi në DASH u zhvillua në 18-vjetorin e lidhjes së raporteve diplomatike mes dy shteteve.
Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe Shtetet e Bashkuara ishin ndër vendet e para që e njohën.
Në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur publicisti Skënder Zogaj.

Skënder Zogaj
Ai thotë se takimi mes Vjosa Osmani dhe Marco Rubio në Departamenti Amerikan i Shtetit ishte një moment i rëndësishëm politik që synon thellimin real të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Takimi ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio, i zhvilluar në Departamentin Amerikan të Shtetit, është takim me peshë të veçantë politike dhe strategjike për Kosovën. Ky takim nuk ishte thjesht protokollar, por një dialog drejtë rezultateve konkrete në forcimin e aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ai.
Tutje publicisti thekson që SHBA-të tregojnë interes të fortë për të riafirmuar partneritetin strategjik me Kosovën dhe se diskutimet fokusohen te hapa konkretë për të forcuar bashkëpunimin politik, të sigurisë dhe zhvillimit, me qëllim avancimin praktik të mbështetjes për Kosovën.
“Shihet qartë interesimi amerikan për riafirmimin e partneritetit strategjik Kosovë–SHBA që është linteres jetik i politikës së jashtme të Kosovës. Diskutimet mbi hapat konkretë për thellimin e bashkëpunimit politik, të sigurisë dhe të zhvillimit, tregojnë se marrëdhëniet dypalëshe synojnë avancimin praktik të ndikimit për mbështetjen e Kosovës” foli ai.
Në fund, ai nënvizon që pritja serioze e Vjosa Osmani në Uashington tregon forcimin e pozitës së Kosovës si partner stabil dhe e bën vizitën e saj dhe takimin me Marco Rubio një sukses diplomatik.
“Kjo del nga mënyra e pritjes dhe serioziteti me të cilin është trajtuar Presidentja Osmani në Uashington që reflekton forcim të konsolidimit të pozitës të vendit tonë si partner konstruktiv dhe faktor stabiliteti në rajon. Në këtë kuptim, vizitën e Presidentes Osmani në SHBA dhe takimin me Sekretarin Rubio e konsideroj sukses diplomatik të Kosovës në çështjet rajonale dhe globale”, përfundoi publicisti Skënder Zogaj për “Bota sot”.
