Përdorimi i tamponëve ka fituar popullaritet të madh veçanërisht gjatë periudhës së menstruacioneve, pasi ofron liri dhe komoditet të madh.
Megjithatë, një numër i konsiderueshëm vajzash dhe grasg nuk janë plotësisht të informuara mbi mënyrën e duhur të përdorimit të tamponit, gjë që mund të çojë në probleme serioze shëndetësore. Ekspertët rekomandojnë që tamponi të ndryshohet çdo 3 deri në 4 orë, për të parandaluar mbajtjen e tij për një kohë të gjatë që mund të shkaktojë irritime apo infeksione. Nëse përdorni tampon gjatë notit apo ndonjë aktiviteti në ujë, është thelbësore që ta ndryshoni menjëherë pasi dilni nga uji.
Pishinat publike janë një burim i njohur për infeksione prandaj kujdesi shtesë është i domosdoshëm. Infeksionet vagjinale kërpudhore, si kandidiaza, mund të shkaktohen nga lagështia e zgjatur dhe kontaktet me ujin e kontaminuar. Nëse tashmë vuani nga infeksione të tilla, para vendosjes së tamponit mund të aplikoni një krem të posaçëm kundër në mënyrë që të zvogëloni irritimin dhe të parandaloni përkeqësimin e situatës. Në rast të inflamacionit të fshikëzës apo problemeve të tjera urinare, tamponi duhet vendosur me kujdes.
Disa vajza dhe gra pyesin nëse mund të përdorin tampon edhe kur nuk kanë filluar ende menstruacionet, si masë parandaluese. Sipas mjekëve, përdorimi i tamponit në këto ditë nuk është i dëmshëm për shëndetin, por duhet bërë pa e tepruar. Vagina ka nevojë për një ambient natyral dhe të lirë nga lagështia e tepruar, që ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të florës bakteriale.
