Reperja Loredana Zefi dhe futbollisti Karim Adeyemi po shijojnë një periudhë shumë të lumtur në marrëdhënien e tyre, ndërsa një postim i fundit i artistes ka nxitur reagime të shumta në rrjet.
Loredana publikoi në TikTok një video ku shfaqet vajza e saj Hana së bashku me Karimin në ambientet e shtëpisë së tyre në fshat. Pamjet tregojnë raportin e afërt dhe atmosferën familjare mes tyre, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Megjithatë, ajo që ndezi më shumë aludimet ishte përshkrimi që reperja vendosi krahas videos:
“Tani e kanë radhën fëmijët tanë.”
Kjo frazë bëri që fansat të spekulojnë se çifti mund të jetë gati për një hap të ri në lidhjen e tyre dhe ndoshta për të krijuar familje së bashku.
Komentet në rrjet nuk munguan, ku shumë ndjekës e interpretuan postimin si një sinjal për planet e tyre në të ardhmen, ndërsa të tjerë e cilësuan videon si një nga momentet më të ëmbla të çiftit deri tani.
