1
Në zemër të Bazelit, në Clarastrasse 21, ndodhet një nga qendrat më të njohura të bukurisë dhe relaksit – Tanned! AG. Ky ambient modern është kthyer në destinacion të përhershëm për banorët e qytetit dhe vizitorët ndërkombëtarë që kërkojnë cilësi, teknologji të avancuar dhe shërbim profesional në fushën e estetikës.

Solariumi i Tanned! AG përbëhet nga gjashtë kabina moderne të pajisura me teknologjinë më të fundit të markave Ergoline dhe Megasun. Pajisjet Ergoline njihen për komoditetin dhe efikasitetin e lartë, ndërsa modelet Megasun garantojnë ngjyrë uniforme dhe rrezatim të kontrolluar për rezultate të menjëhershme. Për ata që preferojnë një përvojë më dinamike, Megasun Tower ofron rrezatim vertikal, i përshtatshëm për çdo hapësirë dhe nevojë individuale.
Shërbimi i solariumit funksionon në mënyrë vetëshërbimi, duke u dhënë klientëve liri dhe privatësi, ndërsa Ajshe Nuha, drejtuesja dhe estetistja me përvojë, ofron udhëzime profesionale për të siguruar që çdo seancë të jetë e sigurt dhe efektive.
Në të njëjtin ambient vepron edhe Alpha Beauty Akademie, studio e specializuar në trajtime estetike për lëkurën, buzët dhe trupin. Ajo drejtohet po nga Ajshe Nuha, e cila përveç përvojës në estetikë, ka zhvilluar edhe linjën e saj të produkteve kozmetike, të bazuara në vite kërkimi dhe praktike profesionale. Produktet e saj synojnë mbrojtjen, hidratimin dhe rigjenerimin e lëkurës, përfshirë kremrat me SPF për mbrojtje gjatë ekspozimit në diell ose në solarium.
Kombinimi i teknologjisë moderne, ekspertizës profesionale dhe qasjes së personalizuar e ka kthyer Tanned!
AG dhe Alpha Beauty Akademie në një pikë referimi për kujdesin estetik në Basel, një vend ku bukuria dhe mirëqenia shkojnë dorë për dore.

ks


