Lajme

Tapë në timon, aksidentohet punonjësi i burgut të Peqinit

Një punonjës i burgut të Peqinit është arrestuar, pasi mbrëmjen e djeshme është përfshirë në një aksident rrugor.

Uniformat blu bëjnë me dije se punonjësi i burgut, 57 vjeç me iniciale S.S ishte nën efektin e alkooolit kur u përfshi në aksident.

Aksidenti ndodhi në rrugën Elbasa-Rrogozhinë në fshatin Karinë, kur 57-vjeçari në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës. 57-vjeçari ka marrë plagë të lehta nga përplasja.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 57 vjeç, banues në Elbasan (punonjës i IEVP Peqin), pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Rrogozhinë”, në fshatin Karinë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës. Nga aksidenti është dëmtuar 57-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo